Uji Dea

Lëngu i boronicës për përmirësim të funksionimit të trurit dhe dobësim: Është i dobishëm për gjithë organizmin

/ 2 minuta lexim

Boronica bën pjesë në fruta me kokrra e cila është e pasur me antioksidantë.

Veç kësaj, përmban minerale, vitamina, flavonoide, por megjithatë nuk është frutë që ka shumë kalori.

Disa studime kanë treguar që pirja e vetëm 30 ml lëng të kulluar të freskët të boronicës mund të përmirësojë funksionin kognitiv të trurit te personat e moshuar.

Studimet janë bërë në njerëz të moshës midis 56 dhe 77 vjeç, të cilët çdo ditë kanë pirë lëng të freskët boronice, transmeton Telegrafi.

Rezultatet kanë treguar që është arritur përmirësim i funksionit kognitiv, qarkullimit të gjakut në tru dhe në të menduarit dhe reagim më të shpejtë në situata të caktuara.

Uji Dea

“Nëse lëngun e boronicës e pini 12 javë çdo ditë, aktiviteti i trurit do të përmirësohet. Konsumimi i boronicës do t’ju japë energji dhe do t’ju përmirësojë funksionet kognitive madje në mënyrë të shëndetshme”, ka thënë Joanne Butler e Universitetit Exeter.

Pasi boronica është e ulët në kalori, rekomandohet edhe për personat që duan të humbin peshën e tepërt, dhe për shkak të pranisë së vitaminës A, ka një efekt të dobishëm në sy dhe shikim.

Ky frut forcon sistemin imunitar, dhe për shkak të indeksit të ulët glicemik, ndikon pozitivisht edhe në rregullimin e sheqerit në gjak.

Ashtu si bellushi, ajo mund të ndihmojë me infeksionet e traktit urinar. /Telegrafi/