Lëndohet taksisti nga Bresalci

Gjilan – Më 21 gusht ora 03;15, Stacioni Policor në Gjilan është njoftuar për një rast të lëndimit trupor. Viktima A. A. nga Gjilani, ka raportuar se gjatë kohës derisa si taksist po drejtonte veturën e tij me tabela vendore nga Bresalci në drejtim të Gjilanit ku bashkë me të në veturë ishin edhe dy pasagjere L. A. shtetase e Kosovës dhe T. V. shtetase e Shqipërisë me qëndrim në Gjilan, ata në hyrje të Gjilanit ndalen nga ana e të dyshuarve R. S. me banim në Gjilan dhe H. S. me banim në fshatin Livoqi i Epërm ka njoftuar Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.
Sipas policisë pas një fjalosje të dyshuarit e sulmojnë viktimën me grushta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në fytyrë dhe kokë. Të dyshuarit tentojnë me forcë ta marrin njërën nga pasagjeret.
Njësitet patrulluese nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që të gjithë personat e involvuar në rast t`i ndalin dhe të sillen në Stacionin policor.
Hashani tha se viktimës A. A. i epet edhe ndihma mjekësore në qendrën emergjente në Gjilan. Të dyshuarit janë marrë në pyetje në prezencë të avokatit mbrojtës.
Me vendim të prokurorit të shtetit dy të dyshuarit ndalen në Qendrën e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar tha Hashani./rajonipress/