UBT

Lëndohet rëndë Hamdi Salihi

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë takimit të sotëm që Skënderbeu e zhvilloi kundër rivalit direkt për titull Partizanit.

Klubi korçar ka bërë të ditur përmes një shkrimi në faqen zyrtare se Salihi ka thyer dorën e majtë, pas një ndërhyrje nga portieri kundërshtar Alban Hoxha, transmeton Koha.net. Kurse nesër do të udhëtojë drejt Austrisë për të bërë një kontroll të specializuar.

“Pas një ndërhyrje brutale të portierit Alban Hoxha, bomberi Hamdi Salihi ka pësuar një dëmtim të rëndë, duke thyer dorën e tij të majtë. Sulmuesi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Korçës ku ka vendosur krahun në allçi dhe në orët e para të mëngjesit do të udhëtojë drejt Vienës për të bërë një kontroll të specializuar”, ka shkruar klubi i Skënderbeut.

HW

Skënderbeu takimin e sotëm e fitoi me rezultat minimal, me golin e shënuar nga Peter Olayinka, që e bën lider skuadrën e tij me tre pikë më tepër se ndjekësi i parë Partizani, që sot pësoi humbjen e parë në ligë.

http://koha.net/?id=6&l=89903

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.