Lëndohet Ermir Lenjani

Futbollisti shqiptar Ermir Lenjani e ka lënduar hundën në ndeshjen e Nantes me Blanc Mesnil, ë kuadër të Kupës së Francës.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook.
“Hunda mu bë si e Rocky Balboas, por më në fund fituam 2-0 dhe u kualifikuam”, ka shkruar Lenjani.
Përkundër këtij dëmtimi, futbollisti pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.
(Kosova Sot)