Arlind Ajeti debuton me ekipin e ri, shprehet i lumtur
Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Arlind Ajeti ka debutuar në ekipin e tij të ri.
Mbrojtësi kosovar para disa ditësh u transferua në ekipin turk, Bodrumspor.
‘’I lumtur për debutimin te Bodrumspor, por rezultat i keq, ne do të vazhdojmë të luftojmë’’, ka shkruar ai në Instagram.
Ajeti në ligën turke u bë bashkëlojtar me lojtarin tjetër të kombëtares, Taulant Seferin. /IndeksOnline/