Lëndohet Ajeti

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti, e ka pësuar një lëndim me skuadrën e tij Frosinone.
Arlind Ajeti luajti vetëm 11 minuta në fitoren 1:0 të Frosinones ndaj Bolognas.
Mbrojtësi shqiptar u detyrua ta linte fushën, për shkak të një problem fizik, përcjell Lajmi.net nga Sportal.
Akoma nuk dihet se sa serioz është dëmtimi i tij, ndërsa priten testet mjekësore për ta konfirmuar situatën e futbollistit.
Lëndimi i Ajetit vije pikërisht në kohën kur ai kishte filluar të luante si titullar te skuadra e re./zeri/