Dy lojtarë shqiptarë shënojnë nga një gol në derbin Zurich – Luzern

Skuadra e Zurichut është duke luajtur derbin ndaj Luzernit, e vlefshme për javën e 28-të në Superligën e Zvicrës.
Momentalisht rezultati i këtij takimi është 2:1 në të mirë të vendasve, shkruan Indeksonline
Dy gola në këtë takim i shënuan dy lojtarë shqiptarë.
Fillimisht Donat Rrudhani kaloi në epërsi mysafirët me golin e shënuar në minutën e 5’të.
Kurse në minutën e 34’të, Bledian Krasniqi shënoi për Zurichun.
Kujtojmë që Rrudhani është ftuar te Kosova për ndeshjet e muajit mars, kurse Krasniqi ende është pjesë e “Helvetikëve”, por që nuk është ftuar asnjëherë nga Kombëtarja A./Indeksonline/