FITORJA

Lëkundje në skenën politike të Luginës

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nga Ramadan Bektashi – Sindromi i tregtisë me mandate këshilltarësh, tashmë e ka prekur Unionin Demokratik Shqiptar, në Preshevë, duke lëkundur edhe degët e saj në Bujanoc dhe Medvegjë.

E shqetësuar për ardhmërinë e saj politike, UDSH, lëshon alarmin te subjektet në pushtet, që mos ta dëmtojnë këtë subjekt politik, i cili nuk po mundet me i përballuar jetës opozitare në këto komuna të Luginës së Preshevës.

UDSH ka mbetur në opozitë bashkë me PVD-në, e cila e mban artificialisht nën sqetull këtë subjekt, si dekor i Këshillit Nacional, i cili po çalon tash e sa vjet.

Është e qartë se UDSH-në po e merr në qafë PVD-ja e “deputetit” Riza Halimi dhe Këshilli Nacional i Galip Beqiri.

Prandaj, UDSH, nuk duhet të mbaj inat me pozitën e cila e ka lutur për participim në pushtet, por lakmia për nja grusht para nga Këshilli Nacional dhe një çerek mandate i deputetit republikan, e kanë bërë këtë subjekt të flas vet me vete.

Me të humbur rrugën në oborr, ose më mirë si rosat në mjegull, UDSH, po përjeton një krizë të thellë politike, që nga themelimi i saj.

FITORJA

Një tërmet të vogël UDSH e përjetoi kur Dega e saj në Medvegjë e aderuar nga Lëvizja Demokratike për Integrim e Rexhep Abazit, i tha “Jo” zgjedhjeve parlamentare në Serbi dhe përfshirjes në Këshillin Nacional, njëpartiak.

Goditjen e dytë jo më pak të fuqishëm ky subjekt e përjetoi këto ditë nga largimi i dy këshilltarëve komunalë, të cilët publikisht i shprehën pakënaqësitë rreth organizimit politik të UDSH-së.

Shuplakën më të fortë UDSH, do ta përjetoj me shpartallimin e e Degës në Bujanoc. Kjo Degë e UDSH-së në Bujanoc është “kopil” i krasitur nga LPD-ja, prandaj dy krahët e saj zor se mund të fluturojnë gjatë pa u përplasur në stuhitë e zhvillimeve politike në Luginë.

Lugina e Preshevës, është një rajon i vogël, për t’i ushqyer kaq shumë parti politike, të cilat me veprimet e tyre, jo rrallë, ia zënë frymën, e ngulfatin politikisht dhe e hallakatin ekonomikisht.

Reduktimi i partive politike, në Luginën e Preshevës, nuk do të thotë atak ndaj pluralizmit, por një mobilizim të korpusit politik, i cili dukshëm është çorientuar, parcializuar dhe përçarë pa fund.

Unifikimi i faktorit politik, në Luginën e Preshevës, do të ishte një hap pozitiv në koordinimin e veprimtarive me interes qytetar e kombëtar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.