ROBERT UKAJ

Leka nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën “Renesansa”

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Drejtoreshën e Shoqatës “Renesansa”, Violeta Pirana.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në prag të shënimit të Ditës Ndërkombëtarë të Kancerit- 4 Shkurtit.

Mobi Casa

Leka ka thënë se marrëveshja mbulon anëtarësimin e grave të prekura nga kanceri.
“Me këtë marrëveshje, Komuna e Kamenicës do të mbulojë anëtarësimin e grave të prekura nga kanceri, duke u ofruar mundësi për shërbime të ndryshme si:
Proteza
Brusa
Mbështetje psikologjike
Fizioterapi

Ky është një hap konkret drejt ndihmës dhe mbështetjes për ato që kanë nevojë më shumë. Jam krenare që diskutojmë dhe realizojmë veprime konkrete për t’u ardhur në ndihmë atyre që përballen me këtë sfidë të madhe”, ka thënë Leka./rajonipress/