Eko Higjiena

LDK zyrtarizon koalicionin me Lëvizjen “Vatra”

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Është zyrtarizuar sot marrëveshja e koalicionit në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Gjilan dhe Iniciativës Qytetare Lëvizja Vatra (IQL VATRA) në Gjilan.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri dhe kryetari i IQL VATRA, Sejdullah Kadriu.

Mobi Casa

Kjo marrëveshje lidhet me qëllim të funksionalizimit të plotë të institucioneve komunale si dhe krijimin e kushteve të domosdoshme për procesin e vendim-marrjes, e cila kontribuon në ofrimin sa më cilësor të shërbimeve për qytetarët e Komunës së Gjilanit.

Me qëllim të mbrojtjes dhe përmirësimit të gjendjes së qytetarëve të shpërngulur nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, LDK do të hapë një zyre në Gjilan si dhe do të themeloj një Komitet përkatës, e të cilat do t’i menaxhojë IQL “Vatra” thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/