ARKATANA

LDK sfidohet nga zgjedhjet

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Të entuziazmuar nga rezultatet e zgjedhjeve lokale ku fituan disa komuna të mëdha, udhëheqësia e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk po do që të pushojë fare dhe të shpërndajë entuziazëm nëpër degë. Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i shoqëruar nga vartës të tij partiakë, po takon çdo ditë degët nëpër qytete të ndryshme ku po i inkurajon ato për fillimin e mobilizimeve për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen këtë vit.

Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri, ka konfirmuar për Tribunën se kryesia qendrore e ka bërë një agjendë për vizitat nëpër degë dhe të gjitha degët e LDK-së janë duke u vizituar.

Uji Dea

“Qëllimi i këtyre mbledhjeve është mobilizimi i strukturave për zgjedhjet e ardhshme, që pritet të mbahen këtë vit, pavarësisht se kur mbahen, në qershor apo shtator. Datës tanimë nuk i dihet, ajo mund të jetë edhe më herët, por ne jemi të gatshëm dhe për këtë jemi në terren. Kosova tanimë ka nevojë që LDK-ja ta udhëheqë Qeverinë, ndoshta më shumë sesa që LDK ka nevojë ta udhëheqë Qeverinë”, ka thënë Beqiri.

Por në takimet e udhëheqësisë së LDK-së nëpër degë, po bisedohet edhe për rezultatet në zgjedhjet lokale 2013. Beqiri ka thënë se po diskutohen mundësitë e përmirësimit dhe angazhimeve më të mëdha në ato vende ku LDK ka pasur dobësi…(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.