ARKATANA

LDK: Sektori i shëndetësisë në Gjilan, i neglizhuar e i harruar

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komisioni për Shëndetësi i Degës së LDK-së në Gjilan, ka mbajtur sot konferencë për medie në selinë e LDK-së, ku para qytetarëve kanë paraqitur shqetësimet dhe rekomandimet e tyre.

Anëtari i Kuvendit Komunal, Besim Guda, ngriti shqetësimin e vonesës së tejzgjatur të transferimit të mjekësisë familjare në ndërtesën e re. Në emër të Komisionit, ai theksoi se ka neglizhencë dhe joprofesionalizëm në trajtimin e kësaj teme.

“Dinamizimi i procesit është jetik për këtë projekt”, tha Guda.

Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Shëndetësi, është vlerësuar, gjithashtu, se ka ngecje të mëdha në furnizimin me material sanitar në QKMF dhe QMF-të në Komunën e Gjilanit.

“Këto vonesa janë në proporcion të zhdrejtë me qëllimet bazike të ofrimit të shërbimeve cilësore dhe të sigurta shëndetësore” , shtoi ai.

Dr. Besim Guda theksoi se shqetësim të madh paraqet edhe mungesa e resurseve humane në mjekësinë primare.

Fundamenti

“Janë 17 vende të lira pune të cilat janë krijuar pas pensionimit të profesionistëve shëndetësorë. Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, kërkon të hapen sa më shpejtë konkurset gjegjëse, të përmbushet stafi i nevojshëm dhe të mundësohet funksionimi i duhur e kompetent i mjekësisë familjare në Gjilan” , ka shtuar Besim Guda.

Vlerësohet i vonuar kontakti i përgjegjësve me Caritasin për vazhdimin e kontratave të punës për mbi 70 punëtorë të cilët paguhen nga ky program.

“Heronjtë e gjallë” në luftën me pandeminë u harruan nga kjo qeverisje komunale. Shkëputja e kontratave të tyre, pa përfunduar ende pandemia nuk do duhej të ndodhte”, u shpreh ai.

“Dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi është dashur të fillojnë shumë më herët. Në vitet e kaluara, në këtë kohë, këto procese pothuajse kishin fundin e vet. Tani, këto procese as nuk kanë filluar dhe çdo vonesë do sjellë pasoja tek qytetarët tanë” tha Guda.

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, shpreh respektin dhe admirimin më të madh për punën e gjithë profesionistëve shëndetësorë dhe falënderon edhe njëherë të gjithë ata që u kujdesën për jetët tona duke rrezikuar dhe jetën e tyre.

“Jemi në situatë paradoksale me profesionistët shëndetësorë. Kemi profesionistë shëndetësorë të papunë, kërkojmë nga ta që mos ta lëshojnë Kosovën, e në anën tjetër nuk bëjmë asgjë për këtë kategori. Nuk kemi “sy e fytyrë” që të njëjtit t’i lusim të qëndrojnë në vendin e tyre pa u siguruar një vend pune e një pagë minimale” ka thënë Guda./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.