RCCOLA

LDK pyetësorin e PDK-së e cilëson pamflet totalitarist

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Prishtinë – Të shtunën qytetarët e Prishtinë në banesat dhe shtëpitë e tyre kanë pranuar pamflete të ndryshme, të cilat nxjerrin në pah mentalitetin totalitar të disa pretendentëve për kryetarë të Komunës së Prishtinës, thekson LDK përmes një reagimi.

PDK ka shpërndarë pyetësorë vetëm 5 ditë para fushatës për t’i pyetur qytetarët se cilat janë problemet e tyre. Pyetësori përmban anomali që nxjerrin në pah mungesën e njohurive elementare për kompetencat e komunës. Në këto pamflete qytetarët pyeten edhe për atë se a duhet të tërhiqet EULEX-i nga Kosova, thuhet në reagimin e komunës së Prishtinës.

Më tej theksohet se PDK, që është në pushtet, gjatë këtyre viteve i ka penalizuar qytetarët e Prishtinës, përmes shkurtimeve buxhetore dhe bllokimit të projekteve, për shkak se shumica absolute e tyre e përkrahin LDK-në. Pallati i Rinisë nuk iu kthye qytetarëve të Prishtinës edhe pse janë ata që e kanë ndërtuar këtë pallat me të ardhurat e tyre personale, e jo me para të shtetit. Kishte tendenca për privatizimin e këtij pallati, të cilat Komuna i bllokoi duke kërcënuar me dërgimin e çështjes në gjykatë. Ligji për Prishtinën për tre vite rresht është bllokuar në qeveri dhe nuk dërgohet në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim dhe aprovim. Financimi i projekteve kapitale në shkolla dhe rrugë në Komunën e Prishtinës nga ana e qeverisë është sa 10% e financimit që iu bëhet komunave që udhëhiqen nga PDK.

Mobi Casa

Qytetarët kanë pranuar edhe pamfletin tjetër, një gazetë të quajtur Metropol. Botuesi është anonim, Klubi i Qytetarëve Aktivë, ngase nuk ka guxim të nxjerrë emrin e vërtetë. Ky pamflet promovon kandidatin e VV-së dhe të Lëvizjes për Bashkim. Kryegënjeshtra e këtij pamfleti lidhet me buxhetin e komunës. Komuna e Prishtinës është i vetmi institucion publik që është i njohur për mënyrën efikase të shfrytëzimit të buxhetit, me raporte pozitive nga Auditori i Përgjithshëm për shumë rresht. Nga buxheti i komunës kanë përfituar të gjithë qytetarët pa përjashtim. Janë ndërtuar objekte shkollore që kanë eliminuar ndërrimin e tretë dhe të katërt. Janë ndërtuar qendra mjekësore në çdo lokalitet, janë shumëfishuar hapësirat gjelbëruese dhe drunjtë në qytet, janë ndërtuar sheshet moderne që janë vepra arti, janë filluar projektet madhore të furnizimit me ujë dhe ngrohje etj. Këto të arritura nuk zënë vend në këtë pamflet.

Komuna i fton kandidatët për kryetar të Prishtinës të gjejnë forma tjera për të garuar kundër Akademik Isa Mustafës në mënyrë që kur të dalin të humbur nga kjo garë së paku të kenë dinjitet.