Uji Dea

LDK përmbyllë debatin maratonik me strukturat e Arbërisë, Zabelit e Velekincës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka përmbyllur sonte ciklin e debateve me moton “LDK ju dëgjon” me strukturat e Arbërisë, Zabelit e Velekincës.

Kryetari i Degës, Lutfi Haziri, ka falënderuar strukturat e partisë të këtyre zonave për angazhimin, punën dhe pjesëmarrjen në debat, ku e ka vlerësuar debat tejet të frytshëm.

Temë që shqetësoi çdo pjesëmarrës ishte edhe situata aktuale politike në vend, sidomos në veriun e Kosovës dhe gjithashtu opozitarizmi i LDK-së në këtë situatë të rëndë për komunën dhe gjithë vendin.

Mobi Casa

Edhe në këtë takim përmbyllës të ciklit të debateve, strukturat e Arbërisë, Zabelit e Velekincës kanë shfaqur interesim të madh për të debatuar lidhur me veprimet e Degës pas Konventës, strukturat e Komisioneve profesionale të Degës, opozitarizmin dhe rikthimin e LDK-së nëpërmjet mobilizimit dhe regjistrimit të anëtarësisë.

LDK do të jetë gjithmonë zë i qytetarëve dhe lojale ndaj shtetit, por asnjëherë ndaj një pakice politike, të kërkesave avanturiere të tyre dhe lëvizjeve politike që po vazhdojnë ta dëmtojnë funksionimin e organeve të Kuvendit Komunal!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.