Fundamenti

LDK nuk i përjashton ‘disidentët’

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do t’i përjashtojë deputetët e saj që nuk kanë marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit. Sipas drejtuesve të kësaj partie, LDK-ja asnjëherë nuk i ka përzënë anëtarët e saj. Ndërsa, zyrtarët që kanë dhënë këtë ide të apostrofuarit për largim i quajnë parashutistë.

Ideja e dhënë nga disa kryetarë të degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për përjashtim të pesë deputetëve që nuk kanë marrë pjesë në seancën parlamentare për zgjedhjen e presidentit të vendit është hedhur poshtë nga drejtuesit e kësaj partie. LDK-ja i konsideron spekulime mediale deklarimet për mundësinë e përjashtimit të deputetëve të saj, që në opinion njihen si “disidentët” e partisë.

Në anën tjetër, analistët politikë vlerësojnë se largimi i deputetëve për shkak se kanë qëndrim tjetër nga partia do të ishte i paarsyeshëm. Ata madje vlerësojnë se kjo do ta dëmtonte LDK-në.

Fundamenti

Nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatqija, ka thënë për “Zërin” se gjatë 26 vjetëve të ekzistimit të saj, kjo parti nuk e ka përjashtuar askënd. Sipas saj, LDK-ja është subjekt demokratik dhe se anëtarët e saj kanë të drejtë që ta shprehin lirshëm mendimin e vet.

“Kryesia nuk është trup që i përjashton deputetët dhe kjo çështje është ngritur nga mediet pa asnjë bazë. Në LDK për 26 vjet asnjë anëtar nuk është përjashtuar. Siç e keni parë, në LDK ka demokraci ku anëtarët mund të shprehin mendimin e tyre, ashtu siç e kanë bërë 5 deputetët që nuk kanë ardhur në seancë. Njëjtë kanë të drejtë edhe të tjerët të shprehin mendimin e tyre lidhur me zhvillimet dhe kjo paraqet bazën e demokracisë”, ka deklaruar Sahatqija./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.