GRANDEMALL

Sondazhi i IRI-it: Qytetarët e Kosovës të shqetësuar për rritjen e tensioneve me Serbinë, duan anëtarësim në BE dhe NATO

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sipas një sondazhi të realizuar nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), qytetarët e Kosovës kanë shprehur një mbështetje masive për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian (BE) dhe NATO, ndërsa kanë shfaqur shqetësime në lidhje me rritjen e tensioneve me Serbinë.

Sondazhi, i cili u zhvillua nga 6 deri më 27 maj 2024, zbuloi se 92% e kosovarëve do të votonin për anëtarësimin në BE nëse sot do të mbahej një referendum, ndërsa 94% do të mbështesnin anëtarësimin në NATO.

Paul McCarthy, Drejtor i Evropës për IRI, tha se populli i Kosovës beson se lidhjet më të ngushta me Perëndimin do të sjellin përparim ekonomik dhe siguri kombëtare.

Mbështetje e fortë është shprehur gjithashtu për qeverisjen demokratike, me 85% të të anketuarve që besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes për vendin.

Sondazhi tregon se 92% e qytetarëve e konsiderojnë të rëndësishme përfshirjen e grave në vendimmarrjen politike, ndërsa 89% kërkojnë përfaqësimin e të rinjve.

Megjithatë, qytetarët e Kosovës janë të shqetësuar për rritjen e tensioneve me Serbinë.

Uji Dea

Sipas sondazhit, ka pasur një rritje prej 17 pikë përqindjeje në numrin e atyre që janë të shqetësuar se këto tensione mund të çojnë në një konflikt më të madh.

Kur u pyetën për problemet më të rëndësishme me të cilat përballet vendi, ekonomia dhe kostoja e jetesës u renditën si shqetësimi kryesor, ndërsa papunësia u identifikua si problemi i dytë më i rëndësishëm.

Pasiguria në shëndetësi, emigrimi, korrupsioni, varfëria dhe siguria publike u renditën më pas.

Të dhënat u mbledhën përmes intervistave ballë për ballë nga 1,200 qytetarë të Kosovës të moshës 18 vjeç e lart.

Sondazhi tregon një etje për pjesëmarrje aktive në zgjedhjet kombëtare dhe lokale të vitit 2025, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit të grave dhe të rinjve në procesin politik./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.