Fundamenti

LDK në Kamenicë kundërshton strategjinë e sistemit shëndetësor

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Grupi i delegatëve të LDK-së në Kuvendin Komunal në seancën e sotme kundërshtoi strategjinë e sistemit shëndetësor në Komunën tonë ka shkruar Jeton Biqkaj.

Postimi i plotë:

Mobi Casa

Me këtë strategji ku parashihet që QMF në Roganë nga 24 orë punë të reduktohet vetëm deri në ora 22.00.
QMF në Hogosht të shndërrohet në AMF. Po ashtu disa AMF të mos funksionojnë fare.
Kjo strategji u hartua nga një “ekspert” i paguar nga taksat e qytetarëve për të mbyllur ambulanta.
Kjo është e papranueshme për degën e LDK-së.
QMF në Roganë është ndërtuar për të funksionuar 24 orë për atë pjesë. Në vend se të kemi ofrim të shërbimeve shëndetësore sa ma afër qytetarëve ato largohen edhe më shumē, me ide të cilat nuk mund të jetësohen.
Nuk duhet të kemi eksperimente të tilla por të kujdesemi që të ketë barëra të mjaftueshme në QKMF.