UBT

LDK në Gjilan dhe Lutfi Haziri, urojnë gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Është obligim i yni që gjatë dhe pas këtij muaji të ndajmë paqe e respekt mes njëri-tjetrit. Të sigurohemi që t’i mundësojmë çdo familje softa të mbushura e mundësi të barabarta për të gjithë thuhet në urimin e Lutfi Hazirit.

Njoftimi i plotë:
“Të nderuar qytetarë të komunës së Gjilanit,

Të nderuar bashkatdhetarë kudo që jeni, në Europë, Amerikë e në botë,

I nderuar kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu,

UBT

Të nderuar imamë të xhamive të komunës sonë,

Ju urojmë nga zemra festën e Fitër Bajramit me lutjen që Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin, sakrificën dhe mundin tuaj, duke u bërë shembull i solidaritetit me të uriturit, të varfërit dhe gjithë ata që sfidohen në jetë.

Është obligim i yni që gjatë dhe pas këtij muaji të ndajmë paqe e respekt mes njëri-tjetrit. Të sigurohemi që t’i mundësojmë çdo familje softa të mbushura e mundësi të barabarta për të gjithë.

Kësaj here për fat të mirë po festojmë bashkë e pa kufizime, e ne duke qenë me zemër tek të gjithë ju, ju urojmë më të mirat për familjet e juaja!”- uroi Haziri në festën e madhe të myslimanëve.