Mobi Casa

LDK, mbledhë strukturat e partisë në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan nën udhëheqjen e Kryetarit Lutfi Haziri, ka mbledhur strukturat e saja për të diskutuar lidhur me situatën në të cilën po kalon vendi. Haziri, ka njoftuar strukturat me situatën e përgjithshme në vend ndërsa përfaqësuesit e nëndegëve të LDK-së, janë interesuar veçmas lidhur me raportet e vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera mike, ku këto ditë është raportuar për përkeqësim të miqësive tradicionale, andaj është bërë thirrje institucioneve qendrore të vendit që të kenë kujdes dhe mos të dëmtojnë këto miqësi të cilat falë politikes paqësore të Presidentit Rugova dhe sakrificës së popullit janë krijuar me shumë mund.

Kryetari Haziri, duke folur lidhur me ngjarjet tjera i ka siguruar ata se LDK do jetë gardian i ruajtjes së miqësisë me vendet aleate dhe ka njoftuar strukturat se në kuadër të kalendarit të aktiviteteve këtë të premte dega e LDK-së, në Gjilan, shënon 29 vjetorin e themelimit, duke uruar që përvjetorët tjerë Kosovën ta gjejnë më të avancuar politikisht dhe me zhvillim të duhur ekonomik.

Eco Higjiena

Përkrahje e plotë i është dhënë Kryetarit Haziri për qeverisjen e mirë si dhe mbështetje në realizimin e projekteve kapitale për Gjilanin thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.