Fundamenti

LDK: Komuna e Gjilanit “kampion” për borxhe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – LDK konsideron se ky pushtet që udhëhiqet nga PDK dhe kryetari në largim Qemajl Mustafa, e ka stërkeq çdo sektor, ka gënjyer qytetarët duke mos i përmbushur asnjë nga premtimet, ka punësuar militantë në administratë në mënyrë jo ligjore etj. Ky është regjim i frikësimit e i shantazhit dhe kurrsesi pushtet që u shërben qytetarëve. Por, fatmirësisht, ky regjim do të pësojë fiasko me 3 nëntor thuhet në reagimin e degë së LDK-së në Gjilan.

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka kohë që ka prezantuar para publikut shkeljet e mëdha që ka bërë dhe po bënë vazhdimisht Komuna e Gjilanit.

Gjetjet për komunën e Gjilanit që janë prezantuar sot nga Insituti GAP dhe Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) kanë qenë dhe janë vazhdimisht shqetësim i LDK-së dhe për këtë e kemi njoftuar me kohë opinionin publik thuhet në reagimin e LDK-së në Gjilan.

Uji Dea

Por, në bazë të të dhënave që posedon Lidhja Demokratike e Kosovës, borxhi i Komunës së Gjilanit është shumë më i madh se ai që është prezantuar sot nga GAP, e që fatkeqësisht e kapë shifrën e afro 7 milionë eurove.

LDK vlerëson se është për keqardhje fakti që Komuna e Gjilanit është ‘kampione’ sa i përket borxheve që u ka operatorëve të ndryshëm privat, krahasuar me komunat tjera në vend, e që është krejtësisht kundër ligjore.

LDK konsideron se ky pushtet që udhëhiqet nga PDK dhe kryetari në largim Qemajl Mustafa, e ka stërkeq çdo sektor, ka gënjyer qytetarët duke mos i përmbushur asnjë nga premtimet, ka punësuar militantë në administratë në mënyrë jo ligjore etj. Ky është regjim i frikësimit e i shantazhit dhe kurrsesi pushtet që u shërben qytetarëve. Por, fatmirësisht, ky regjim do të pësojë fiasko me 3 Nëntor thuhet në reagimin e degë së LDK-së në Gjilan./rajonipress.