ARKATANA

LDK-ja dhe AAK-ja, patericë e Qeverisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se kjo lëvizje që nga viti 2011 është duke kërkuar rrëzimin e Qeverisë aktuale nga pushteti. Në këtë kontest, ai ka thënë se VV-ja gjatë kësaj legjislature ka qenë opozita e vetme në Kuvend.

Ndërkaq, sipas tij, LDK-ja dhe AAK-ja kanë qenë patericë e Qeverisë.

”LDK-ja dhe AAK-ja nuk e kanë luajtur rolin e opozitës, sidomos në çastet vendimtare i janë bërë patericë Qeverisë në proceset e dëmshme në të cilat ajo e ka katandisur vendin.

Hidromorava

Thjesht, frika nga pushteti dhe lakmia për pushtet kanë bërë që LDK-ja e AAK-ja t’i nënshtrohen Thaçit”, ka thënë Kurti, duke bërë me dije se VV-ja do të garojë e vetme në zgjedhjet parlamentare.

Kurti e ka përshdentur iniciativën e Limajt dhe të Krasniqit për themelimin e partisë së re, me të cilën s’e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit. /Epoka e re/