UBT

LDK e Republikanët bashkë kundër hajnisë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Lëvizja Republikane që është bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e nëntorit, ka mbajtur tubim në lagjen e VIII-të, ku i është dhënë përkrahje e plotë kandidatit të LDK-së, Lutfi Haziri.

Kryetari i kësaj lëvizjeje, Selver Xhelili, ka thënë se “kemi hyrë në bashkëqeverisje sepse në programin tonë është me theks të veçantë rinia, gjë që është edhe në programin e LDK”. Ai uroi kryetarin Haziri, duke u shprehur i bindur se do të dalë fitues në raundin e parë.

Pasi i falënderoi për pritjen, kreu i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka deklaruar se qytetari gjilanas nuk do të mashtrohet më me rrenat e shefit të shefave.

Mobi Casa

“Ky takim i sontëm madhështorë, tregon qartë se ky popull ka nevojë për të jetuar me qeverisje të shëndoshë, na bashkon programi, na bashkon ajo që e quajmë nacionaldemokracia në Gjilan, na bashkon lufta ndaj korrupsionit, krimit, e nepotizmit”.

“Ajo që e ofrojmë ne është që në çdo lagje do të hapim zyre, për të dëgjuar hallet dhe nevojat e qytetarëve pa qenë të detyruar të shkojnë çdo 2-3 ditë në komunë. Do të investojmë në infrastrukturë, nuk do të lëmë rrugë pa shtruar, do ta keni të rregulluar ujin, kanalizimin, ndriçimin publik”, ka thënë me këtë rast Haziri.

“Më 3 nëntor, duhet me i kallxue shefit të shefave që s’mundet me mashtrue as bujkun, as plakun, as të riun, as amvisen. E di që këtë nuk do ta lejoni sepse njerëzit që luajnë me magje, që mashtrojnë, nuk durohen në qeverisje. Këdo që e njihni, tregoni që mos t’i votojnë ata sepse na bënë horë me marritë e tyre”, ka përfunduar Haziri thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/