FITORJA

LDK e Gjilanit konstituon Zyrat dhe Komisionet profesionale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryesia e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, nën udhëheqjen e kryetarit, Lutfi Haziri, ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku janë konstituuar Zyrat dhe Komisionet profesionale.

Me uninamitet, Kryesia ka miratuar përbërjet e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun, Zyrës Ligjore, Komisionit për Arsim, Komisionit për Shëndetësi, Komisionit për Bujqësi, Komisionit për Ekonomi dhe për Zhvillim Lokal, Komisionit për Planifikim, Urbanizëm dhe Ambient, Komisionit për Emergjencat Civile, Komisionit për Kulturë, Rini dhe Sport, Komisionit për Shërbime Publike, Zyrës së Protokollit dhe Logjistikës dhe Zyrës për Zgjedhjet.

Eco Higjiena

Nënkryetari i Parë i LDK-së në nivel qendror, njëherësh kryetar i Degës, Lutfi Haziri, është shprehur se Komisionet e sapo miratuara janë absolutisht më të mirat në histori të LDK’së në Gjilan, duke shtuar se janë njerëz të dëshmuar, me integritet të lartë njerëzor e profesional.

Ndryshe, Dega e LDK-së në Gjilan po i bën përgatitjet e fundit për organizimin e Konventës zgjedhore, prej ku edhe do të dal me unanimitet të plotë kandidati për Kryetar, i cili bashkë me kandidatët për Asamble, do ta bëjnë fitoren e madhe në zgjedhjet e 17 tetorit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.