GRANDEMALL

LDK e Gjilanit do ta mbajë Konventën programore më 24 shtator

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, Lutfi Haziri, pas takimit me strukturat e partisë, përfshirë kryesinë dhe kryetarët e nëndegëve, ka mbajtur konferencën për media, ku ka njoftuar se më 24 shtator do të mbahet Konventa Programore e partisë. Kjo Konventë do të jetë mundësi e mirë që të vlerësojmë, të analizojmë dhe të vendosim për hapat e mëtutjeshëm për rolin tonë si opozitar si LDK në Kuvendin Komunal, të raport me ekzekutivin e Komunës dhe me zhvillimet komunale që po nënvizon këtë vit jashtëzakonisht të vështirë për qytetarët tanë.

Konventa, përveç përfaqësuesve të zgjedhur e autoriteteve, do ta ketë për nder që ta ketë po ashtu edhe vetë liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Gjatë këtyre dy javëve, me sektorët dhe Komisionet profesionale do të punojmë shumë që që t’i orientojmë politikat. Ftojmë të gjithë të interesuarit që përveç regjistrimit online, ata mund të involvohen dhe mund të jenë pjesë e këtyre politikave rekomanduese, për një Gjilan të zhvilluar dhe një Gjilan i cili do të ndërtohet sipas kërkesave qytetare.

Fatkeqësisht, ky vit për qytetarët e Gjilanit mund të konsiderohet si vit i humbur sepse jo vetëm që nuk kemi investime e programe të reja, por edhe ato programe të kontraktuara që ua kemi lënë të gatshme, të cilat janë shumë të mirëpritura sepse i japin imput zhvillimor Gjilanit, edhe më tutje kanë mbetur pa u zbatuar dhe kjo është e pafalshme.

Mobi Casa

Përveç mos realizimit të programeve zhvillimore të Gjilanit, kemi ndërhyrje edhe në menaxhmente me motive politike e partiake, siç është rasti në KRU Hidromorava, ku edhe do të rrezikohen seriozisht edhe projektet e edhe qëndrueshmëria financiare të ndërmarrjeve.

Organizimi i një numri të madh të njerëzve me kontrata mbi vepër në Komunën e Gjilanit, duke tentuar ta zbusin pakënaqësinë e votuesit apo qytetarit të cilit i është premtuar, do të shkaktoj kaos edhe më të madh të funksionimit të administratës dhe ndërmarrjeve.

Duke qenë se Grupi i Këshilltarëve të LDK-së është shembulli më i mirë i organizimit, ne kemi një unitet veprues për interesa publike, duke i kapërcyer në sekondare interesat puro partiake, sepse përkundër kërkesave e pakënaqësive eventuale të grupeve të caktuara partiake dhe politike, nuk mundet që me sjellje të tilla politike ta vazhdojmë degradimin e qytetit e komunës sonë dhe pritet e qytetareve që edhe më tutje janë të mëdha, ka deklaruar kryetari i Degës së LDK-së, z. Lutfi Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.