Uji Dea

LDK drejt zgjedhjeve, pa ‘qeveri nën hije’

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, mbetet pranë qëndrimit se afati më i mirë për organizimin e zgjedhjeve parlamentare do të ishte muaji qershor. Ndonëse shprehet e gatshme për zgjedhje edhe më herët nëse paraqitet nevoja, LDK-ja e konsideron qershorin si afatin më optimal.

Deri atëherë, kjo parti politike, e cila po shprehet bindëse se do t’i fitojë zgjedhjet dhe do ta marrë nën drejtim qeverinë e ardhshme të Kosovës, konsideron se do t’i bëjë edhe përgatitjet e fundit përbrenda saj, si në aspektin programor ashtu edhe në identifikimin e kuadrove që nesër do të merrnin nën drejtim resorët ministrorë.

Fundamenti

Por, një duket të jetë e sigurt, Kryesia e LDK-së nuk mendon për zgjedhje të brendshme partiake, ashtu siç kërkon një pjesë e anëtarësisë së saj, përfshirë këtu kryetarin e nderit të kësaj partie, Fatmir Sejdiu. Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka potencuar se zgjedhjet në LDK do të mbahen sipas statutit, pas katër vjetësh nga kuvendi i fundit zgjedhor i partisë, që nënkupton kohën pas zgjedhjeve parlamentare.

Me këtë qëndrim, LDK mbetet e përcaktuar që në zgjedhje të shkojë me liderin aktual Isa Mustafa, i cili kishte shpalosur edhe ambiciet e tij për postin e kryeministrit. Beqiri ka thënë se aktualisht i gjithë potenciali po përqendrohet në zgjedhjet parlamentare…(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.