Mobi Casa

LDK dëgjon strukturat e Llashticës, Velekincës, Lagjes së Vishnjeve dhe Muqibabës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka vazhduar me ciklin e takimeve “LDK ju dëgjon” me strukturat e Llashticës, Velekincës, Lagjes së Vishnjeve dhe Muqibabës.

Në këto takime bashkëbisedimi ka marrë pjesë edhe kryetari i Degës, Lutfi Haziri, i cili e ka cilësuar jashtëzakonisht të frytshëm debatin dhe tha se deri në fund të vitit, ne do të jemi në gjithë territorin e komunës së Gjilanit për t’i dëgjuar të gjitha rekomandimet, kërkesat, ankesat e kritikat e tyre.

Eco Higjiena

Edhe në këtë takim, është shfaqur interesim i madh i strukturave të Llashticës, Velekincës, Lagjes së Vishnjeve dhe Muqibabës për të marrë pjesë në debat lidhur me zhvillimet politike në Komunë e në qeverisjen qendrore, veprimet e Degës pas Konventës, strukturat e Komisioneve profesionale të Degës, opozitarizmi i LDK-së dhe rikthimi i LDK-së nëpërmjet mobilizimit dhe regjistrimit të anëtarësisë.

Dega e LDK-së me takim të përbashkët vazhdon nesër debatin me strukturat e Malishevës, Malishevës së Epërme, Uglarit, Pogragjës, Llovcës, Bilinicës, Stublinës, Caparit dhe Bukovikut thuhet në njoftimin e Degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.