Fundamenti

LDD vendos të konkurrojë vetëm në zgjedhje

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Tingëllon ndoshta e pabesueshme, por LDD ka vendosur të konkurrojë e vetme në zgjedhjet e 8 qershorit. Madje, zyrtarët e kësaj partie thonë se ndihen më të fuqishëm se kurrë. Por, ata do të konkurrojnë me vetëm 8 kandidatë.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), ka përzgjedhur emrat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe të cilët do të jenë pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 8 qershor.

Uji Dea

Listës së LDD-së do t’i prijë kryetari, akademik Nexhat Daci, ndërsa pjesë e saj do të jenë edhe: Drita Maliqi, Dr. Qamile Morina, Zize Pepshi, Ilmi Muqaj, Remzi Durmishi dhe Elife Murseli.

Në këtë takim u formua edhe Shtabi Zgjedhor i LDD-së, i cili do të udhëhiqet nga nënkryetari i LDD-së, Lulzim Zeneli.