RCCOLA

LDD-ja rrezikon të mbesë jashtë zgjedhjeve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Partia e Ramush Haradinajt mund të hyjë e vetme në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Kjo pasi partneri i saj në koalicion, Lidhja Demokratike e Dardanisë, e drejtuar nga Nexhat Daci, ende nuk e ka paguar borxhin që i detyrohet Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Borxhi që partia e Dacit i ka ndaj PZAP-së, arrin shumën 9 mijë e 200 euro.

E nëse ky borxh nuk paguhet brenda pak ditësh, atëherë partia e Dacit nuk do të certifikohet nga Komisioni Qendror Zgjedhor për të marrë pjesë në zgjedhje.

Uji Dea

Drejtoresha për certifikimin e partive politike, në KQZ, Miradije Mavriqi, ka thënë për Tribunën se çdo subjekt politik e ka të drejtën të aplikojë për certifikim në KQZ, mirëpo sipas saj, asnjë kërkesë e asnjë subjekti politik nuk do të merren parasysh, nëse nuk i kanë shlyer borxhet ndaj PZAP-së… (Tribuna).