Lazio kthehet në garë për Hetemajn

Lazio nuk e ka ndërmend të heq dorë asnjëherë për Përparim Hetemajn. Pasi e kërkoi vitin e kaluar, skuadra nga kryeqyteti italian Roma, po planifikon të tentojë sërish këtë verë, që ta bëjë të vetin përfaqësuesin finlandez.
E përditshmja italiane ‘La Gazzetta dello Sport’ njofton se presidenti i Biancocelesti, Claudio Lotito i ka filluar bisedimet me Chievon për mesfushorin kosovar.
Edhe vet 26 vjeçari, javë më parë kishte deklaruar se ka ardhur koha për ta bërë hapin e radhës në karrierë, pas eksperiencës në Verona, duke e pranuar se ekipet të cilat i pëlqejnë janë Lazio dhe Fiorentina.