Eko Higjiena

Zyba shkëlqen në pjesën e parë, shënon dy gola e dhuron një asist

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Në elitën e futbollit çek, këtë fundjavë po zhvillohet xhiroja e 27-të.

Në ndeshjen Slovacko – Slovan Liberec po luan edhe mesfushori kosovar, Qëndrim Zyba, i cili është pjesë e këtyre të fundit.

Zyba startoi nga fillimi në një ndeshje të Liberecit, që nga 16 shkurti.

Ai menjëherë doli në skenë, duke asistuar në minutën e 13-të, për golin e shënuar nga Krollis.

Mobi Casa

Zyba edhe vetë e gjeti rrjetën e golit, pasi shënoi nga penalltia në minutën e 29-të.

Në minutën e 36-të, Zyba përsëri e gjeti rrugën e golit, pas një depërtimi fantastik e një goditjeje maestrale.

Zyba është pjesë e Liberecit që nga vera e vitit të kaluar, ku u transferua për 500 mijë euro nga Ballkani.

Gjashtë muajt e dytë të sezonit të kaluar, Zyba kishte luajtur për Legian e Varshavës./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.