Fundamenti

Lazio interesohet për Mustafin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Mbrojtësi Shkodran Mustafi është bërë një nga mbrojtësit qendror më interesant në kampionatin italian, Serie A. Për mbrojtësin shqiptar të Sampdorias interesim së fundi ka shprehur edhe skuadra e Lazios, njoftojnë mediumet italiane të mërkurën.

Pos Lazios interesim ka shprehur edhe Juventusi, Wolfsburgu, Bayer Leverkusen e disa skuadra tjera evropiane. “Mustafi është një shënues, ka shpejtësi dhe mund të jetë pasues i denjë për Giuseppe Biavan e Lazios”, shkruan “calcionews24.com”.

Fundamenti

Mustafi 22-vjeçar me skuadrën e Sampdorias ka kontratë deri në qershor të vitit 2016. Vlera e tij në treg është 4 milionë euro./koha/