GRANDEMALL

Lansohet Plani për Qeverisje të Hapur i Komunës së Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – “Një plan i tillë tregon qartë përkushtimin tonë për qeverisje të hapur dhe transparente” ka thënë Kadri Rahimaj duke përshëndetur punën e Forumit për Transparencë.

Të premtën në prani të Kryetarit të Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, Forumi për Transparencë Komunale, ka prezantuar Planin për Qeverisje të Hapur të Komunës së Kamenicës.

Në kuadër të këtij takimi të pranishme kanë qenë edhe Kryetarja e Forumit për Transparencë Parlamentare, deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës Arbëreshë Kryeziu – Hyseni si dhe Kryetarja e Forumit për Transparencë Komunale, asambleistja e Kuvendit Komunal Donjeta Ismajli.

Përgjatë këtij takimi është prezantuar Plani i Veprimit, duke u thënë se ky plan përqafon vlerat dhe kriteret e OGP-së (Open Government Partnership) si dhe për qëllim ka që të ndihmojë Komunën e Kamenicës në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve.

Mobi Casa

“Një plan i tillë tregon qartë përkushtimin tonë për qeverisje të hapur dhe transparente”-ka thënë Kryetari Rahimaj duke përshëndetur punën e Forumit për Transparencë.

Nëpërmjet një videomesazhi Forumit i është drejtuar edhe Ambasadorja e NDI në Kosovë Nancy Soderberg e cila ka vlerësuar lartë punën e Rahimaj në shtrirjen dhe konsistencën e veprimit në raport me transparencën, llogaridhënien e përfshirjen qytetare, duke e bërë këtë një nga synimet kryesore të punës së tij.

Kujtojmë se Komuna e Kamenicës ka themeluar Forumin e parë Komunal për Transparencë në vend, dhe përgjatë gjithë këtij procesi, ndihmues ka qenë NDI (National Democratic Institute) në Kosovë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.