Lamtumirë Kolonel Skender Haliti

Gjilan – “Dashuria për atdheun kurrë nuk matet me hiq…. por me shpirt e shpirti dhemb kur dhemb zemra e kombit”. I trishtë kumti për vdekjen tuaj Komandant Skender Haliti, krenar që pata rastin dhe nderin të punoj me ju dhe nën komandën tuaj duke ju kujtuar si një lider shembull në udhëheqje.
Historia ka treguar se të gjithë ata që nuk i frikësohen luftës çlirimtare e fitojnë pavdekësinë. Ju ishit vertebër në shtyllën e bashkimit në kauzën tonë legjitime , rrugë kjo e bekuar nga Zoti.
Për ju liria nuk ishte rastësi por aspiratë ngase qysh në rini ishit të inspiruar, motivuar dhe brymosur me idetë e atdhedashurisë dhe urtësisë kombëtare.
I dashur komandant ju ishit kallëzuesi më i mirë autentik i qëndresës shqiptare, promotor i luftës çlirimtare. Kosharja dhe thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar u bë prolog i bashkimit kombëtar në një tërësi të vetme etnike.
Kontributi juaj në UÇK, TMK dhe së fundi në FSK në edukimin e gjeneratave të reja në FSK duke vazhduar amanetin e heronjëve tanë ishte pakrahasimisht i dobishëm për vendin dhe shtetin tonë.
Vepra juaj prore do të reflektojë si mesazh inspirimi dhe përkushtimi atdhetar për brezat qe do të vijnë pas!
Ende kam të freskëta kujtime për ditët dhe vitet kur punuam me ju dhe nën urdhrat tuaj,
Ishit një njeri me shumë vlera njerëzore, ishit një lider shembull i udhëheqjes me trupa.
Në fund ne vend të lamtumirës, po të them mirupafshim në botën tjetër të përjetshme Komandant.
Blerim Sherifi
Profesor i Gjuhës Angleze