Eko Higjiena

Hyseni priti në takim ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Bohumil Mazanek

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë, Bohumil Mazanek, ka vizituar Komunën e Gjilanit, ku është pritur nga Alban Hyseni.

Hyseni dhe ambasadori Mazanek, diskutuan për zhvillimet në Komunën e Gjilanit dhe gatishmërinë për rritje të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

“Pritëm në takim ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Bohumil Mozanek, të cilin e informova për angazhimin tonë në sektorin e zhvillimit ekonomik, arsimit, kulturës dhe Bujqësisë”, tha Hyseni.

Eco Higjiena

I pari i Gjilanit, tregoi se biseduan gjithashtu për mundësitë e bashkëpunimit në sektorë të tjerë. Për miqësinë mes vendeve tona dhe bashkëpunimin në të ardhmen.

Nga ana tjetër ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë, Bohumil Mazanek. shprehu gatishmërinë për rritjen bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive dhe përvojave./rajonipress/