Lajm i mirë për Kombëtaren: Rikthehet Meha

Alban Meha luajti sot në 10 minutat e fundit të takimit që Paderborni e zhvilloi kundër Borussia Monchengladbachut.
Mesfushori kosovar, Alban Meha, pas një kohe të gjatë i është rikthyer fushave të gjelbra të futbollit.
Meha luajti sot në sfidën që Paderborni e humbi 2:1 në shtëpi të vet nga Borussia Monchengladbachu.
Albani hyri në lojën në minutën e 79-të, mirëpo nuk arriti ta shpëtojë nga humbja skuadrën e tij.
Ndryshe, te Borussia 90 minuta luajti Granit Xhaka.