RCCOLA

Lajçi i ankohet Thaçit për pensionin

/ 2 minuta lexim

Në adresë të Kryeministrit, Hashim Thaçi është ankuar njëri nga aktorët më në zë në Kosovë. Aktori, Çun Lajçi ka shfrytëzuar rrjetin social facebook për të shprehur mllefin e tij nfaj Kkryeministrit Thaçi.

Ai është ankuar për pensionin e tij të vogël duke thënë se një artistë siq është ai nuk e meriton një gjë të tillë.

“Si është e mundur që një artist të tillë ta leni rrugëve tash e 13 vjet më një pension prej 100 euro, thua së nuk bana kurrë shkollë” ka thënë Lajçi në facebook duke iu drejtuar Kryeministrit.

Fundamenti

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë:

“Zoti Kryeministër!

Në korrik të vitit 1999 më ftove në zyrën tënde dhe në praninë e Vlora Çitakut, Ramiz Lladrovcit, tezakut tënd dhe Remzi Ejupit u ngrite në këmbë me një gotë vërë të kuqe e the: “Çun Lajçi, më monologun tënd “I kujt asht ky plis” (ishte fjala për koncertin “Homazh për Kosovën” që u shfaq ato ditë ne TVSh) ke qenë më i fortë së Unë më 1000 ushtarët e mi në Drenicë” Dhe i cakrruam gotat. A të kujtohet z.Kryeministër? Nuk e di, e the nga sinqeriteti apo nga euforia e Lirisë që na kishte kapluar të gjithëve në at korrik të 99-tës. Tani ma thuani z. Kryeministër, si është e mundur që një artist të tillë ta leni rrugëve tash e 13 vjet më një pension prej 100 euro, thua së nuk bana kurrë shkollë, mua Duajenin e teatrit të Kosovës! Ju lus, mos i tregoni Daçiçit së do kënaqet më gjendjen e mjerushme të artit teatral e filmik në Kosovë! Më rrespektin e atij “plisi të korrikut 1999″. /Zëri/