UBT

Lajcak: Kosova nuk guxon të mbetet problem i pazgjidhur

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak, ka thënë se BE kërkon që secili anëtar i ri i BE-së duhet të sjellë stabilitet dhe përparim dhe “të mos i importojë problemet e veta”, dhe në momentin e anëtarësimit të Serbisë në BE, Kosova nuk guxon të mbetet problem i pazgjidhur.

“Me siguri se BE nuk do të marrë problemet e pazgjidhura të dikujt. Në momentin e hyrjes së Serbisë në BE, Kosova nuk guxon të mbetet problem i pazgjidhur”, ka thënë Lajcak, duke u përgjigjur në pyetjen se si Serbia mund t’i fillojë negociatat për në BE, derisa në kushtetutën e saj Kosova është pjesë e territorit të saj.

RCCOLA

Lajcak, sipas interpretimeve të shtypit serb, nuk është përgjigjur në pyetjen e drejtpërdrejtë nëse Sllovakia do ta njohë Kosovën, duke thënë se “Ne përkrahim perspektivën evropiane të të gjithë rajonit, përfshi edhe Kosovën”, transmeton Koha.net. /Telegrafi/