Uji Dea

Ky lis shekullor

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Rreh era lisin shekullore, nëpër stinë i lodhur. Prerë krahët lëkure djegur, rrënjët si oktapod, mberthejn token. Emra të harruar, mbi gjethet shkruar.

Nëpër rrënjët sythet
nyjëzohen kur era fryn
here majtas here djathtas.

Pyjet për rreth
adaptohen verbërisht
në ekologjinë kimike,duke
injektuar lëngje në thatësirat
që qajnë gurin.

Shekullor lis i lodhur
rrënjët buzë lumit thare.
Përkrah pyjeve dridhet
nga infeksioni që i pin mushtin.

FIDANISHTJA

Nuk njeh stinë, as veten.
Udhëtarët fytyrën ja kthej duke ikur.
Pinë kohen lakuriqe
në dashurin e tradhtuar:

Nëpër stinë filizat e reja presin
Të mbin, të mbin…….

Zef Mulaj