GRANDEMALL

Ky është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, thotë se moti gjatë kësaj jave në Kosovë do të jetë me luhatje të dukshme të temperaturave, me mjegulla dhe ngrica.

Ditëve të para të javës moti do të jetë kryesisht i qetë, me temperaturat që mbeten të ulëta dhe periudha me rreze dielli vetëm në viset e larta, si pasojë e inversionit termik, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK, oastaj priten më shumë vranësira dhe riga shiu, ndërsa temperaturat minimale do të luhaten, duke qëndruar nën zero dhe duke krijuar mundësi për ngrica.

Sot moti do të jetë kryesisht i qetë. Në viset e larta me rreze dielli, ndërsa në viset e ulëta kryesisht me mjegull dhe ngrica.

Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -5°C dhe -1°C, ndërsa maksimalet nga 2°C deri në 7°C.

FIDANISHTJA

Të martën, moti mbetet kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5°C dhe -2°C, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 2°C deri në 6°C.

Mot me kushte për riga shiu pritet të mbajë të mërkurën. Temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet -3°C dhe -1°C, ndërsa maksimalet do të jenë nga 3°C deri në 5°C.

Ndërsa një ditë më pas, moti do të jetë i vranët por me intervale të shkurtra me diell. Në mëngjes kushte për mjegull dhe ngrica ,

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3°C deri në -1°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 6°C deri në 8°C.

Edhe të premten do të ketë mot të vranët dhe me periudha të shkurtra me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2°C deri në 0°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 8°C.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.