Kuvendi ua njeh statusin arsimtarëve për vitet 1990-99

Me 66 vota pro, shtatë vota kundër dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës ka miratuar rekomandimet nga debati parlamentar lidhur me statusin e pazgjidhur të punëtorëve të arsimit shqiptar të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990 deri në vitin 1999, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe rekomandimeve të komisioneve parlamentare.
Në seancë të pranishëm kanë qenë 77 deputetë, ndërsa në seancën e kaluar këto rekomandime nuk ishin hedhur në votim për shkak të mungesës së kuorumit.
Rekomandimet janë:
1. Të nxirret ligj i veçantë për punëtorët e arsimit shqiptar të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990-1991 deri në 1998-1999, në bazë të cilit ligj duhet të barazohen me statusin e personave të merituar në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
2. Ky ligj të përfshijë në mes tjerash rregullimin e mësimdhënësve, personelit udhëheqës të punësuarve në shkolla universitet, në këshillat komunale e të tjera.
3. Qeveria e Kosovës të obligohet që brenda tre muajsh të sjellë për miratim këtë ligj në Kuvend të Republikës së Kosovës.