ARKATANA

Kuvendi të mos u bëjë bisht skandaleve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Drejtësia e korruptuar dhe politika e inkriminuar.Kërkohet debat i mirëfilltë dhe adresim i përgjegjësive.

“Parlamenti duhet të debatojë dhe të ndërmarrë hapa dhe, veprime në mënyrë që organet përgjegjëse të mos e vazhdojnë jetën e skandaleve, por të jenë zbatuese të ligjit në Kosovë”, tha deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, për ‘Kosova Sot’

FIDANISHTJA

Sado që në sistemin e drejtësisë kosovare po vazhdojnë të zbardhen skandale nga më të ndryshmet, të cilat zanafillën e vet e kanë në menaxhimin e mbrapsht për vite të tëra, instalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në gjyqësor dhe në prokurori, akoma nuk ka ndonjë paralajmërim të Kuvendit të Kosovës për ta debatuar këtë çështje. Edhe pse disa hapa pozitivë kanë filluar të lëvizin në Prokurorinë e shtetit, pas emërimit të kryeprokurorit të ri Aleksandër Lumezi, përfaqësues të partive politike dhe ekspertë të kësaj fushe konsiderojnë se një debat parlamentar, me një qëllim të adresimit kritik ndaj skandaleve që janë zbuluar deri më tani, dhe një mbështetje për gjyqësorin që të vetërregulloj problemet e veta pa u ndikuar nga politika, do të ishte një lloj infuzioni serioz për mbështetje politike të nismës së dekriminalizimit të brendshëm të krejt këtij sistemi. “Mendoj se në drejtësi ka aq shumë skandale, sa që vetë drejtësia është një skandal. Parlamenti i Kosovës nuk mund të shfajësohet dhe të ndahet nga përgjegjësia duke e hedhur topin tjetërkund, duke e shpallur veten jokompetent, në ndërkohë është organi më i lartë nga i cili krijohen të gjitha organet tjera të shtetit. Parlamenti duhet të debatojë dhe të ndërmarrë hapa dhe veprime, në mënyrë që organet përgjegjëse të mos e vazhdojnë jetën e skandaleve, por të jenë zbatuese të ligjit në Kosovë”, tha deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, për ‘Kosova Sot’..