Eko Higjiena

Kuvendi shpërndahet sot, zgjedhjet më 8 qershor

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputetët e legjislaturës së katërt të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për herë të fundit, sot (e mërkurë). Me 55 nënshkrime ata i kanë kërkuar Kryesisë thirrjen e një seance të jashtëzakonshme me një pikë të vetme të rendit të ditës – shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës. ​Kurse 8 qershori është data rreth së cilës janë pajtuar liderët për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale.

Presidentja Atifete Jahjaga, e cila takimin e mbajti me kërkesë të vetë liderëve, tha se do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të Kosovës – shkruan Koha Ditore.

FIDANISHTJA

Për shpërndarjen e Kuvendit, duhen 80 vota të deputetëve. Nëse LDK, PDK, AKR e AAK, bashkë me një pjesë të minoriteteve, votojnë pro atëherë Kuvendi do të shpërbëhej. Kurse deputetët serbë, të cilat bojkotuan dy seancat e fundit nuk dihet nëse do të jenë prezent të mërkurën.

Kushtetuta kërkon që në raste të shpërndarjes së Kuvendit, zgjedhjet të mbahen jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë pas shpërndarjes. Bazuar në ligjin aktual për zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet e parakohshme mbahen brenda një periudhe të shkurtër kohore, ndërkaq rregulloret imponojnë një fushatë elektorale jo më të gjatë se 10-ditore./Koha Ditore/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.