ARKATANA

Kuvendi nuk do të pyetet për veriun?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zgjidhja për veriun nuk do të ketë statusin e “marrëveshjes politike”, që do të impononte votimin në Kuvend, kanë thënë burime të “Kohës Ditore”. Por zyrtarë të lartë politikë druajnë se për t’u bërë e implementueshme, zgjidhja mund të kërkojë ndryshime ligjore ose edhe kushtetuese. Një e tillë e propozuar nga Serbia, që nënkupton krijimin e bashkësisë së komunave serbe, është kundërshtuar edhe nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi, dhe nga opozitarët Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj.

Nuk do qitet për miratim në Kuvendin e Kosovës çfarëdo zgjidhjeje për veriun e vendit të banuar me serbë, që do të mund të arrihet në procesin dialogues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk do të quhet as marrëveshje. Do të jetë thjesht një komunikatë e baroneshës Ashton, që do të njoftojë për atë që palët dakordohen. Pra nuk do të ketë nevojë të qitet në Kuvend për miratim”, ka thënë një burim i gazetës i përfshirë në dialogun që është duke u zhvilluar në Bruksel. “Do të ndihqet rrugë e njejtë sikur me ‘konkluzionet’ qe janë arritur në dialogun teknik. Ato nuk kanë fuqinë e marrëveshjeve ndërkombëtare, që do të impononte ratifikimin me dy të tretat e deputetëve”.

Fundamenti

Hajredin Kuçi, i cili ka qenë në raundin e fundit në Bruksel bashkë me kryeministrin Thaçi, i ka thënë Kohës Ditore se nuk do të ketë nevojë për ratifikim nga Kuvendi të marrëveshjes për veriun. Ka thënë se me Serbinë do të ketë vetëm një marrëveshje në fund të procesit dialogues, dhe vetëm ajo do të kërkojë ratifikim.

“Marrëveshja do të jetë në fund. Ajo do të jetë e nënshkruar”, ka thënë Kuçi. “Do të jetë marrëveshje për normalizimin e raporteve në mes të dy shteteve, në të cilin do të përfshihen marrëveshjet që janë aratuar deri tash dhe të tjerat që do të arrihen ndërkohë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.