Hidromorava

Kuvendi në pushim, deputetët marrin pagat

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputetet e Kuvendit të Kosovës nuk kanë pse t’i mërziten shkuarjes në pushim të Legjislativit deri më 7 nëntor 2013, pasi që edhe pa shkuar fare në seanca do t’i marrin pagat e plota për muajin tetor prej rreth 1500 euro.

Përveç se nuk do t’iu hiqet centi nga të ardhurat mujore, pavarësisht faktit pse këmba e tyre nuk ka shkelur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës për më shumë se një muaj, ligjvënësit do të shpërblehen edhe me mëditje për bojkotimin e seancave plenare dhe për pak angazhime që kanë pasur nëpër komisionet parlamentare.

Rregullat Kuvendit nuk parashohin masa sanksionuese, sidomos në pagë nëse deputetet nuk shkojnë në vendin e tyre të punës( Kuvend), por vetëm në rastet kur ata mungojnë gjashtë muaj rresht.

Uji Dea

Andaj, ligjvënësit pa e prishur rehatin e tyre dhe gjithnjë duke i shërbyer partisë në këtë kohë fushate zgjedhore nga arka e shtetit do të paguhen me paga të plota, madje edhe ata deputetet që janë kandidatë për kryetar komunash për dallim nga shërbyesit civil të cilit për dy muaj do të dënohen për shkak të përfshirjes së tyre në listat zgjedhore.

Buxheti do t’i kursente së paku 180 mijë euro

Sikur të ekzistonte një rregull që do t’i ndëshkonte deputetet, të cilët mungojnë një muaj në vendin e tyre të punës (Kuvend), atëherë buxheti i shtetit në këtë rast do t’i kursente hiç më pak se 180 mijë euro vetëm nga pagat bazë të 120 deputeteve sa numëron Legjislativi, pa llogaritur këtu punën nëpër komisione dhe benificionet tjera…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.