Në Kamenicë mbahen dëgjimet publike për dy çështjet e dala nga Kontrata Sociale
Kamenicë – Në kuadër të bashkëpunimit që Komuna e Kamenicës ka me USAID në Kosovë është edhe projekti Kontrata Sociale.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi janë shpallur dy projektet fituese të cilat po shtyhen para drejt realizimit në bashkëpunim me qytetarët që kanë qenë të përfshirë në këtë projekt që nga fillimi.
Dje janë mbajtur dëgjimet publike të parapara në kuadër të këtij projekti, për të diskutuar nga afër me qytetarët rreth lokacioneve të projekteve por edhe në rast kërkesash për sqarim të mëtutjeshëm./rajonipress/