Fundamenti

Kuvendi në ngërç politik

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Deputetët e Kuvendit po vazhdojnë të mos i binden Rregullores së punës e as udhëzimeve nga Gjykata Kushtetuese. Ata po e bllokojnë punën në Kuvend, duke qëndruar brenda në sallë e duke mos votuar për ligje të caktuara.

Kjo sjellje e tyre është përsëritur dy ditë radhazi, kur është dashur të votohet për Ligjin për vetëqeverisje lokale, i cili del nga Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

ARKATANA

Të premten, 67 ligjvënës deklaronin prezencën, ndërsa kur hidhej ligji në votim, dilnin vetëm 55 që merrnin pjesë në këtë proces (Tribuna).