Kuvendi Komunal në Viti propozon dhe aprovon disa pika të rëndësishme

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në këtë seancë është votuar dhe u lexua deklarata e përbashkët lidhur me kërkesës së Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e 11 të rregullt. Në fillim të kësaj seance të kryesuesi Bekim Azizi, ka kërkuar nga të pranishmit që të mbahet një minutë heshtje për nderë të jetës dhe veprës së Jakup Jahirit, i cili ka ndërruar jetë më parë dhe i cili ka qenë gjithashtu para disa vjetëve kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë.

Më pas kryesuesi Azizi ka folur për vendimet të këtij organi të nxjerrë në seancën e fundit dhe për vlerësimin e ligjshmërisë nga niveli qendror. Ai gjithashtu ka falënderuar të gjithë anëtarët e KK-së dhe trupave të saj për punën dhe angazhimin e tyre gjatë këtij viti duke ju uruar edhe festat e fund vitit.

Një falënderim të tillë e pati edhe i pari i Vitisë, Sokol Haliti i cili falënderoj këtë organ dhe anëtarët e KK-së dhe komiteteve për bashkëpunimin e mirë me qeverisjen lokale të Vitisë.

Mobi Casa

Ndërkaq në këtë seancë pas shqyrtimit me shumicë votash janë votuar edhe këto pika:
Propozim vendimi për miratimin e listës së veçantë të pronave të paluajtshme të komunës që planifikohen për dhënien në shfrytëzim gjate vitit 2023.
Propozim rregullorja për ndryshim plotësimin e Rregullores me Nr.01-110/05-1057, të datës 29.09.2022 për taksa, ngarkesa dhe gjoba.
Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit Nr.01-110/05-1071 për caktimin e lokacionit për ngritjen e obeliskut Madeleine Albright , në qytetin e Vitisë, të miratuar nga KK Viti, me datë 28.09.2022.

Ndërkaq në pjesën e fundit të seancës u dhanë edhe këto informata:
Informatë mbi punën e kuvendit komunal dhe komiteteve funksionale për periudhën Janar – Dhjetor 2022.
Informatë për zbatimin e Planit të Integritetit për Komunën e Vitisë. Informatë për zbatimin e planit te KKSB-së për vitin 2022.


Si dhe u votua dhe u lexua deklarata e përbashkët lidhur me kërkesës së Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.

Ndonëse në këtë mbledhje ka qenë e paraparë të shqyrtohet dhe të votohet edhe propozim vendimi për ndryshimin e Statutit të komunës ajo është shtyrë për ndonjë mbledhje tjetër./rajonipress/