KKVITI

Kuvendi Komunal mban mbledhjen e dytë të rregullt, miratohen plani i punës dhe disa vendime të rëndësishme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kuvendi Komunal ka zhvilluar mbledhjen e dytë të rregullt, të kryesuar nga Kryesuesja e Kuvendit, Arbnore Beqirja-Fera. Në këtë seancë morën pjesë Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, Nënkryetarja Arta Bajralija, asambleistët komunalë, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe qytetarë të interesuar.

Në rend dite fillimisht ishin paraparë për shqyrtim dhe miratim procesverbali nga mbledhja e kaluar e datës 30 janar 2026, pyetjet e legjislativit drejtuar ekzekutivit, si dhe Plani i Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2026.

Po ashtu u shqyrtua propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për formimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në institucionet edukativo-arsimore të Komunës së Kamenicës.

Uji Dea

Gjatë seancës, me propozim të Kryetarit Rahimaj, rendit të ditës iu shtuan edhe dy pika: shpallja në interes të përgjithshëm publik e një prone në pronësi të ndërmarrjes shoqërore N.T.SH “Qëndresa”, nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, si dhe propozim-vendimi për zgjedhjen e delegatëve të Komunës së Kamenicës në Kuvendin e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).

Pas diskutimeve për secilën pikë, Kuvendi miratoi me shumicë votash të gjitha propozimet e paraqitura, duke i hapur rrugë zbatimit të tyre në funksion të zhvillimit institucional dhe interesit të qytetarëve të komunës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.