Eko Higjiena

Kuvendi Komunal, koktej falënderimi për KF “Drita” dhe KF “Gjilani”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit ka organizuar sot një koktej për dy klubet e futbollit gjilanas, KF “Dritën” dhe KF “Gjilanin” në shenjë falënderimi për spektaklin e sotëm që e treguan në fushë, në kuadër të ballafaqimit për Kupën e Kosovës.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, kryesuesja Valentina Bunjaku – Rexhepi, përfaqësues e dashamirë të sportit gjilanas si dhe nënkryetari i klubit turk Bursaspor, Ayhan Barisici së bashku me kryesinë.

Në fjalën e rastit, nënkryetari i Komunës Rexhep Kadriu, ka uruar sot dy klubet për lojën fer play që treguan si dhe tifozët e dyja skuadrave, Intelektualët dhe Skifterat.

Uji Dea

“Sot në këtë derbi ka fituar qyteti i Gjilanit. Gjilani sot është krenar me këtë spektakël që e treguat. Gjatë gjithë javës e tërë Kosova i ka pasur sytë në Gjilan në pritje të kësaj ndeshje. Do ta keni gjithmonë përkrahjen e Komunës së Gjilanit. E përshëndes edhe kryesinë e klubit turk Bursaspor që kanë ardhur në Gjilan dhe na kanë nderuar”, ka thënë nënkryetari Kadriu.

“Në emër të Kuvendit Komunal të Gjilanit më lejoni të shpreh mirënjohjen për dy klubet gjilanase, të cilat dhanë shembull se si duhet të luhet futbolli ashtu si i ka hije. Ky derbi është krenaria e Gjilanit dhe Anamoravës, është derbi më i madh lokal në mbarë trojet shqiptare, ndoshta edhe në Ballkan. Ju i keni dhënë hijeshi qytetit tonë. Urime dhe suksese edhe në të ardhmen”, është shprehur nga ana tjetër kryesuesja e KK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi.

Një fjalë rasti e ka pasur edhe nënkryetari i klubit turk Bursaspor, Ayhan Barisici, i cili tha se arsyeja që ndodhen në Gjilan është për të ndihmuar sadopak klubin e futbollit “Drita”, me disa donacione./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.