Uji Dea

Kuvendi komunal i Vitisë miratoi buxhetin komunal për vitin 2023 – 2025

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Në bazë krahasimit me vitin 2022, buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë më i lartë për 1,926,862 Euro.

Kuvendi komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e VIII të rregullt, ku fillimisht kryetari i komunës Sokol Haliti ka përshëndetur asambleistët dhe ka rikujtuar veprën e dëshmorëve Gursel e Bajram Sylejmani, duke kërkuar edhe një minutë heshtje.

Ndërkaq, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, fillimisht ka njoftuar për ligjshmërinë e vendimeve të seancave të kaluara të konfirmuara nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe ka njoftuar për shkresën e dërguar nga Ministria e Arsimit, për procedurat rreth projektit të shkollës Halil Alidemaj në Pozheran dhe ndërtimin e Çerdhes së fëmijëve në Viti, kërkesa këto që kanë dal nga seanca e jashtëzakonshme të mbajtur më 9 gusht të këtij viti.

Për këtë seancë, në rend dite ishin 16 pika, që të gjitha propozim vendime, përpos një Informate lidhur me raportin e auditimit për Pasqyrat Financiare të Komunës së Vitisë për vitin 2021.

Pika rreth propozim vendimit për projekt buxhetin e Komunës së Vitisë 2023-2025, ka qenë edhe pika më diskutuese e këshilltarëve komunal, të cilët paraqiten vërejtje në listën e projekteve të parapara për realizim gjatë tri viteve të ardhshme. Projekt buxhetin e komunës së Vitisë për vitin 2023-2025, e paraqiti drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Besnik Imeri, cili bëri të ditur se buxheti komunal për vitin 2023 do të jetë 14,996,357 euro.

“Granti qeveritar do të jetë 13,943,538 euro, kurse të hyrat vetenake që planifikohen të inkasohen janë 1,052,819 euro. Plan buxheti i vitit 2023, është i përgatitur në bazë të Statutit të Komunës së Vitisë, duke bërë shpërndarjen e fondeve nëpër drejtori, programe e nën programe.

Për paga dhe shtesa do jetë shuma prej 7,609,386 euro apo 50.74 %, për mallra dhe shërbime 2,432,766 euro apo 16.22 %, për shpenzime komunale 325,000 apo 2.17%, subvencione dhe transfere 570,000 euro apo 3.80 %, si dhe për shpenzime kapitale 4,059,205 euro apo shprehur në përqindje 27,07 %”, tha Imeri.

Në bazë krahasimit me vitin 2022, buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë më i lartë për 1,926,862 Euro.

Në këtë mbledhje, nga këshilltarët komunal u aprovuan:
Propozim rregullorja për taksa, ngarkesa dhe gjobë për vitin 2023.
Propozim vendimi për planin e punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2023.

Nisma për nxitjen e bashkëpunimit ndër komunal e kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunën e Kllokotit në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi, arsim, bujqësi, shëndetësi, shërbime të zjarrfikëseve, ofrim të shërbimeve juridike.

RCCOLA

b) Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit të nismës së kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunat e Kllokotit në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi, arsim, bujqësi, shëndetësi, shërbime të zjarrfikëseve, ofrimi i shërbimeve juridike.

c) Propozim vendimin për autorizimin e kryetarit të Komunës së Vitisë për të filluar konsultimet me Komunën e Kllokotit në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi, arsim, bujqësi, shëndetësi, shërbime të zjarrfikëseve, ofrimi i shërbimeve juridike.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen interes të përgjithshëm ngastrën kadastrale në zonën Vitisë, Radivojcit dhe Sllatinës.
Propozim vendimi për caktimin e komisionit, për intervistim, vlerësim dhe poentim të kandidatëve të cilët kanë konkurruar në konkurset publike për pozitat drejtor, zv drejtor të shkollave fillore-mesme dhe çerdheve të Fëmijëve të Komunës së Vitisë.

Propozim vendimi për ndryshim-plotësim të vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik, me Nr. 01-110/05-790 të datës 01.08.2022. Propozim vendimi për shpalljen “qytetarë nderi” i Komunës së Vitisë, drejtoreshën ekzekutive të MCC-së z. Alice P. Albright.

Propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ngritjen e Obeliskut për z. Madeleine Albright.

Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit paraprak me nr. 01-110/05-477 të datës 04.05.2022, për shpalljen me interes të përgjithshëm për hapjen e rrugës së re në zonën kadastrale në Sllatinë.

Propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik draft Strategjinë e Zhvillimit Lokal 2022-2026.

Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditorit për vitin 2021.

Propozim vendimi për shpalljen në shqyrtim publik të projekt planit zhvillimor komunal të komunës së Vitisë për vitin 2022-2030, si dhe propozim vendimi për krijimin e kodeve të reja për projektet me participim.

Si dhe u dha një informatë lidhur me raportin e auditimit për Pasqyrat Financiare të Komunës së Vitisë për vitin e përfunduar me datën 31.12.2021./rajonipress/